Lidhje

Senatori Menendez deklaron pafajësinë për akuzat për pengim të drejtësisë


Sen. Bob Menendez, Democrat representing New Jersey, arrives at Manhattan federal court, March 11, 2024, in New York.
Sen. Bob Menendez, Democrat representing New Jersey, arrives at Manhattan federal court, March 11, 2024, in New York.

Zoti Menendez doli në një seancë para gjykatëses Sidney Stein në qytetin e Nju Jorkut. Senatori Menendez u akuzua vitin e kaluar për marrje të ryshfeteve nga biznesmenë në Nju Xhersi për të penguar hetimet e forcave të zbatimit të ligjit me të cilët ata përballeshin dhe se kishte vepruar në mënyrë të paligjshme në favor të qeverisë egjiptiane.

Senatori amerikan Bob Menendez deklaroi të hënën se është i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa po afron gjyqi për korrupsion ndaj ligjvënësit demokrat nga Nju Xhersi.

Zoti Menendez doli në një seancë para gjykatëses Sidney Stein në qytetin e Nju Jorkut.

Senatori Menendez u akuzua vitin e kaluar për marrje të ryshfeteve nga biznesmenë në Nju Xhersi për të penguar hetimet e forcave të zbatimit të ligjit me të cilët ata përballeshin dhe se kishte vepruar në mënyrë të paligjshme në favor të qeverisë egjiptiane. Ai më parë është deklaruar i pafajshëm për këto akuza.

Më 5 mars, një aktakuzë e re thoshte se senatori Menendez në vitin 2023 përmes ish-avokatëve të tij u kishte përcjellë prokurorëve federalë në Manhatan në mënyrë të rreme mesazhin se senatori mendonte se pagesat e kredive të shtëpisë dhe makinave, që dy biznesmenë kanë bërë për bashkëshorten e tij, ishin hua, jo ryshfet.

Senatori i lartë nga Nju Xhersi u ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen, duke përfshirë edhe ato nga kolegët e tij demokratë. Ai u tërhoq përkohësisht nga posti i Kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, pas ngritjes së akuzave vitin e kaluar.

Në zgjedhjet e 5 nëntorit do të vendoset edhe për vendin e tij në Senat dhe shumë demokratë të Nju Xhersit kanë hyrë në garë për ta zëvendësuar atë. Senati është i ndarë në mënyrë të barabartë 50-50 mes demokratëve dhe republikanëve, por Nënpresidentja Kamala Harris i jep epërsi në vota demokratëve, kur është e nevojshme.

Senatori Menendez, bashkëshortja e tij Nadine Menendez dhe biznesmenët Wael Hana dhe Fred Daibes do të dalin në gjyq më 6 maj. Nadine Menendez, Hana dhe Daibes gjithashtu u deklaruan të pafajshëm të hënën.

XS
SM
MD
LG