Ditari- Deputetja Llolla: Eksperimentet politike në Malin e Zi, të padobishme
Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës, të cilat çuan dje, në lëshimin e 15 urdhërave të arrestit, kanë zbuluar një seri parregullsish në procedurat e ndjekura për koncensionin. Thuajse e gjithë praktika është realizuar në bashkëpunim me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensionit. Në Kosovë, pjesëtarë të Njësisë së Posaçme të Policisë protestuan sot para qeverisë për kushte më të mira të punës. Intervistë me deputeten e parë shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Drita Llolla e cila thotë ndër të tjera,se si një vend anëtar i NATO-s, Mali I Zi duhet të shprehë një qëndrim pa mëdyshje ndaj vlerave dhe integrimit euroatlantik.
Episodet
-
nëntor 16, 2024
Ditari - SHBA përgatit transferimin e pushtetit
-
nëntor 15, 2024
Ditari- Emërimet e drejtuesve të komunitetit të zbulimit