Ditari- Raporti: Rritet dhuna në familje në Kosovë, shumica e viktimave gra
Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur kështu një fitore të plotë të pushtetit dhe duke siguruar kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit. Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë publikoi një raport që tregon se gjatë periudhës korrik 2023 deri me qershor 2024 është rritur numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë. Në 79 për qind të rasteve viktima janë gratë. Në Shqipëri, një studim i Qendrës për transparencë dhe informim të lirë nxjerr në pah faktin se mediat audiovizive në Shqipëri janë në hapat e parë të përdorimit të inteligjences artificiale dhe se është momenti për të përforcuar kodet e etikës për të shmangur keqinformimin.
Episodet
-
nëntor 13, 2024
Ditari - Takimi Biden-Trump në Shtëpinë e Bardhë
-
nëntor 09, 2024
Ditari- Kosovë, pritshmëritë nga administrate e re amerikane
-
nëntor 08, 2024
Ditari - Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim