Eksperti: Erdogani i ashpër vetëm me fjalë ndaj Izraelit, furnizoi avionët që bombarduan Gazën
Dr. Erdoan Shipoli, ekspert mbi Çështje të Sigurisë dhe atyre që lidhen me Turqinë thotë për Zërin e Amerikës se Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë i ashpër vetëm në deklarata ndaj Izraelit dhe jo në veprime konkrete. Ai shton se gjatë ditëve të bombardimit të Gazës, kompanitë turke vazhdonin të furnizonin Izraelin me karburant, që është përdorur për sulmet ajrore në këtë rajon.