Izraeli shpall zyrtarisht gjendje lufte
Luftimet po vazhdojnë më shumë se 24 orë pas një sulmi të pashembullt nga palestinezët, në të cilin militantët e Hamasit depërtuan brënda Izraelit. Ata morën robër, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët do të përpiqen t'i shkëmbejnë me mijëra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael.