SHBA, debati mbi vazhdimin e ndihmës për Ukrainën
Vetëm disa ditë pasi Kongresi nuk miratoi fondet për mbështetjen e mëtejshme financiare për Ukrainën, Presidenti Joe Biden tha se do të mbante një fjalim drejtuar vendit për të bindur popullin amerikan që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përpjekjet për t’u mbrojtur nga agresioni rus.