Guvernatorja e Arizonës, fabrika tajvaneze e gjysmëpërçuesve po ndërtohet
Në fillim të këtij viti, firma tajvaneze e gjysmëpërçuesve ‘TSMC’ tha se po vononte hapjen e një fabrike të gjysmëpërçuesve në shtetin e Arizonës për shkak të mungesës së punëtorëve të specializuar. Por gjatë një vizite në Tajvan guvernatorja e Arizonës tha se nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme.