Maqedoni e Veriut, shqetësime nga ulja e nivelit të Liqenit të Prespës
Banorët përreth Liqenit të Prespës në Maqedoninë e Veriut i druhen katastrofës pasi niveli i ujit të liqenit ka rënë dukshëm. Në një raport të vitit 2022, NASA thotë se pamjet satelitore tregojnë se liqeni kishte humbur 7% të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020.