BE: Kosova të nisë themelimin e Asociacionit pa vonesa dhe parakushte
Bashkimi Evropian i bëri thirrje të martën Kosovës që të fillojë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa vonesa dhe pa parakushte. Në një komunikatë, BE shpreh shqetësimin me mungesën e zbatimit të zotimeve të Kosovës e Serbisë në kuadër të marrëveshjes për normalizim.