Forumi i OSBE-së: Trysnia, kërcënimet dhe pengesat ndaj gazetarëve shqiptarë vazhdojnë
Në Shqipëri, vëzhgues vendas dhe diplomatë perëndimorë vlerësojnë se kërcënimet, trysnia dhe pengesat ndaj gazetarëve vazhdojnë të cënojë lirinë e medias. Ata thonë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për të plotësuar standardet ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e gazetarëve.