Italia shqyrton tërheqjen nga nisma kineze “Një Brez, Një Rrugë”
Italia thotë se në fund të vitit do të vendosë nëse do të largohet nga nisma kineze “Një brez, Një rrugë”, iniciativa e Kinës me një vlerë prej disa miliarda dollarësh. Qeveria italiane ka qenë e zhgënjyer nga mungesa e përfitimeve ekonomike, por druhet se largimi nga nisma do ta ofendojë Pekinin.