Viti i ri shkollor nisi sot në Shqipëri për afro 366 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm. Sivjet u regjistruan më shumë nxënës në shkollat profesionale, ndërsa pjesa më e madhe e nxënësve është përqëndruar në kryeqytet, ku edhe janë hapur më shumë shkolla të reja.