Lidhje

Padia për zgjedhjet në Xhorxhia, gjyqi ndaj avokatëve Powell dhe Chesebro mund të fillojë në tetor


Georgia charges Trump with racketeering in election subversion case
Georgia charges Trump with racketeering in election subversion case

Gjykatësi, që po mbikëqyr rastin në Xhorxhia, në të cilin ish-presidenti Donald Trump dhe të tjerë akuzohen për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet, të mërkurën mohoi kërkesat e dy nga 19 të pandehurit për procese të ndara gjyqësore. Gjykatësi tha se dyshja do të gjykohej së bashku në tetor.

Meqenëse avokatët Kenneth Chesebro dhe Sidney Powell kanë paraqitur kërkesa për gjykim të shpejtë, gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee tha se gjyqi i tyre do të fillonte më 23 tetor, por ai dukej skeptik për argumentet e prokurorëve se të 19 të pandehurit mund të gjykoheshin së bashku së shpejti.

“Duket pak joreale të mendosh se mund t'i përballojmë 19 të pandehurit në 40 ditë. Ky është vlerësimi im fillestar”, tha ai.

Seanca ofroi një pasqyrë se si mund të zhvillohet ngjarjet rreth këtij rasti, me prokurorët që vlerësuan se gjykimi do të zgjaste katër muaj dhe se ata do të thërrisnin më shumë se 150 dëshmitarë. Seanca u transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe në kanalin e gjykatësit në YouTube, një ndryshim i dukshëm nga tre çështjet e tjera penale kundër ish Presidentit Trump, ku kamerat nuk u lejuan në sallën e gjyqit.

Prokurori i posaçëm Nathan Wade, i cili dha vlerësimin se gjyqi mund të zgjaste katër muaj, tha se procesi gjyqësor nuk përfshin përzgjedhjen e jurisë dhe shtoi se vendimet e të pandehurve për të dëshmuar ose jo gjithashtu mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e gjyqit.

Në shpalljen e padisë me 41 akuza muajin e kaluar, Prokurorja e Qarkut të Fulton-it, Fani Willis tha se ajo dëshiron t’i gjykojë së bashku të 19 të pandehurit. Por manovrimet ligjore që filluan në tre javët pas ngritjes së aktakuzës nënvizojnë faktin se sa i ndërlikuar mund jetë nga pikëpamja logjistike gjykimi njëkohësisht i kaq shumë të pandehurve.

Disa nga të akuzuarit tashmë kanë kërkuar përshpejtimin e procesit gjyqësor, disa po përpiqen të ndahen nga të tjerët dhe disa po përpiqen ta zhvendosin çështjen nga një gjykatë shtetërore në një gjykatë federale. Të gjithë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

XS
SM
MD
LG