Autoritetet në Florida: Sulmi në Xheksonvill me motive raciste
Tre persona u vranë pasditen e së shtunës në një dyqan në Xheksonvill, të Floridas. Autoritetet e konsiderojnë sulmin me motive racore. Autori i sulmit, një i bardhë që më pas u vetëvra, kishte lënë shënime në kompjuter për familjarët e tij, ku shprehte urrejtjen ndaj afrikano-amerikanëve.