Megjithë rihapjen për turistët, të paktë janë ata që duan të shkojnë në Kinë
Numri i turistëve që vizitojnë Kinën është vetëm një pjesë e vogël e nivelit që ishte përpara pandemisë së koronavirusit, megjithëse tashmë vendi është hapur plotësisht për vizitorët e huaj që në muajin mars. Në Shangai, vizitorët e huaj janë vetëm sa një e katërta e nivelit përpara pandemisë.