Shqipëri, Piramida shndërrohet në qendër trajnimi për teknologjinë
Muzeu i ndërtuar në fund të viteve 1980 në Tiranë për të nderuar diktatorin Enver Hoxha po shndërrohet në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programet kompjuterike. Pas rënies së komunizmit, Piramida, u përdor mes tjerash edhe si zyrë e NATO-s gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.