Shqipëri, Gjykata hetime për ish-ministrat Beqaj dhe Cani
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkon hetime nga SPAK për koncensionin e sterilizimit edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrin e financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.