Në Kosovë meteorologët thonë se temperaturat përvëluese të verës mund të thyejnë rekordin prej 40.8 gradë Celsius të shënuar pothuajse 36 vjet më parë. Vala një javore e të nxehtit me temperatura mbi 35 gradë Celsius ka përfshirë mbarë Kosovën, duke zbrazur rrugët dhe lokalet.
Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë rekordin gati 36 vjeçar