Lilium Jet, taksia fluturuese elektrike me ngritje vertikale
Kompania gjermane “Lilium” ka testuar taksinë fluturuese në qiellin e Spanjës. Lilium Jet cilësohet si avioni i parë tërësisht elektrik me ngritje dhe ulje vertikale. Kompania synon që gjatë viteve të ardhshme të ofrojë taksinë fluturuese për një numër vendesh, përfshirë Kinën, Italinë dhe Zvicrën.