Izraeli nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përsëriti të dielën kundërshtimin e Izraelit ndaj një marrëveshjeje bërthamore me Iranin. Kryeministri e shprehu këtë qëndrim, ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se nuk do të ishte kundër arritjes së një marrëveshjeje me perëndimin.