Të dielën në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Analistët vlerësojnë faktin që fushata u zhvillua e qetë dhe pa fërkime politike, gjë që sipas tyre sinjalizon se një atmosferë e tillë do të përçohet edhe në koalicionet paszgjedhore.