Zgjedhjet në Shqipëri, fushata e dominuar nga gjuha e ashpër e udhëheqësve politike
Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore u dominua nga shkëmbimet e sulmeve dhe akuzave politike, ku nuk munguan tonet fyese e denigruese ndaj kundërshtarit. Ligjërimi i drejtuesve politikë, i ngjau më së shumti, një beteje për frenat e qeverisjes qendrore se sa të qyteteve dhe fshatrave.