Sfidat e diplomacisë rajonale, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë feston 5-vjetorin
Në Tiranë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po feston 5-vjetorin e themelimit. Kjo organizatë ka bashkuar në anëtarësinë e saj disa dhjetëra ish-ambasadorë të Shqipërisë dhe Kosovës, diplomatë dhe ish ministra të jashtëm. Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ish ministri Besnik Mustafaj, thekson se qëllimi i përbashkët i këtij grupi të gjerë ekspertësh është mbështetja e integrimit europian për Shqipërinë dhe Kosovën.