Krasniqi: Akuza për përndjekjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës- absurde
Ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare gjatë luftës në Kosovë, Jakup Krasniqi, mohoi të mërkurën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit me të cilat po përballet në Gjykatën e Posaçme me seli në Hagë bashkë me tre ish zyrtarët e lartë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.