Kosova shënon përvjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
Në Kosovë sot shënohet 24 vjetori i fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, e cila shënoi edhe fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në vend. Udhëheqës të institucioneve thanë të premten se kjo fushatë i dha fund gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Kosovë.