Kryeministri maqedonas dorëzon në parlament emrat e kandidatëve për ministra
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dorëzoi të shtunën parlamentit listën me emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendës-ministra pas marrëveshjes me Aleancën për Shqiptarët për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar. Parlamenti do të mblidhet të hënën për miratimin e kabinetit të riformatuar.