Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Prokurorisë, ish zyrtarja Klosi mbetet në arrest me burg
Në Shqipëri, Gjykata konfirmoi masën e arrestit me burg për ish zyrtaren Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, nga Rozeta Dobi, e cila punonte për të si pastruese,. Zonja Dobi dëshmoi më pas se vjedhja kishte qenë e inskenuar së bashku me zonjën Klosi.