Lidhje

Pentagoni godet dhe rrëzon balonën 'spiune' kineze


Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut, një objekt fluturues që dyshohet se është përdorur për përgjim.

Balona ftuturoi për disa ditë mbi objekte të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut, duke u shndërruar në pikën më të fundit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Pas rrëzimit, autoritetet do të heqin mbetjen e saj nga ujrat territoriale amerikane. Balona u pikas të enjten, tek fluturonte në një lartësi prej 18 kilometrash dhe u vlerësua të ishte e madhe sa tre autobusë shkollash.

Pamjet televizive treguan një shpërthim të vogël, e më pas balona u pa tek binte në rënie të lirë në drejtim të ujit. Po kështu në pamje shquheshin avionë ushtarakë amerikanë, tek fluturonin në afërsi të saj, si dhe anije gati për operacionin e nxjerrjes së balonës nga ujërat e oqeanit Atlantik.

Planet për rrëzimin e balonës mbi oqean u njoftuan më herët nga dy zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti mbi këtë operacion të ndjeshëm.

Në përgatitje të operacionin, Administrata Federale e Aviacionit mbylli përkohësisht hapësirën ajrore mbi vijën bregdetare të Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut, përfshirë aeroportet në Charleston dhe Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, si dhe në Wilmington, të Karolinës së Veriut. Roja Bregdetare këshilloi gjithashtu mjetet lundruese që të largohen menjëherë nga zona.

Përpara rrëzimit të saj Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara "do të zgjidhin çështjen" e balonës kineze.

Autoritetet e kanë mbajtur balonën 'spiune' kineze nën monitorimin të vazhdueshëm. Të premten Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetër balonë kineze, ishte pikasur tek fluturonte mbi Amerikën Latine.

Pentagoni: Një balonë e dytë kineze identifikohet mbi Amerikën Latine
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze po fluturonte mbi Amerikën Latine.

“Vlerësojmë se është një tjetër balonë kineze, që po përdoret për përgjim”, tha në një deklaratë gjeneral brigade Patrick Ryder, sekretar i shtypit të Pentagonit.

Autoritet amerikane e konsideruan incidentin me balonën në territorin amerikan ngjarje të rëndë, në shkelje të hapur të hapësirës ajrore amerikane dhe ligjit ndërkombëtar. Por Kina ka këmbëngulur se balona, e cila sipas Pekinit kishte humbur kontrollin, ishte civile dhe se ishte përdorur për mbledhjen e të dhënave meteorologjike.

Incidenti me balonën detyroi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken të shtyjë vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Pekin.

“Arritëm në përfundimin se aktualisht nuk egzistojnë kushtet e përshtatshme për një vizitë konstruktive”, tha zoti Blinken.

XS
SM
MD
LG