Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfried thotë se armatimet që Shtete e Bashkuara dhe shumë vende të tjera po i ofrojnë në vijimësi Ukrainës synojnë që t’i sigurojnë asaj, një pozitë sa më të mirë për të mbrojtur veten dhe territorin e saj Sovran nga agresioni i Rusisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zonjë Donfried, ndërsa flet për shtrirjen e pasojave të luftës dhe në Ballkan, shprehet se se SHBA dhe Bashkimi europian nuk po përpiqen t’ë imponojnë një zgjidhje për situatën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por për t’i ndihmuar këto dy vende që të marrin vendime të cilat janë dhe të vështira.