SHBA, të tjera pikëpyetje rreth ligjvënësit që ka gënjyer mbi të shkuarën e tij
Njoftimet e fundit thonë, zoti Santos ka marrë pjesë në një konkurs “drag queen” në Brazil 15 vite më parë. Në konkurse të tilla, një mashkull vishet si femër, me kostume e grim të ekzagjeruar. Kjo ka shtuar kritikat ndaj qëndrimeve të tij konservatore, ndonëse vet është pjesë e komunitetit LGBTI.