Ukraina synon të zhvillojë mbrojtjen me dronë luftarakë
Ukraina ka blerë rreth 1,400 dronë, kryesisht për zbulim, dhe planifikon të zhvillojë modele luftarake, që mund të sulmojnë dronët që Rusia ka përdorur gjatë agresionit të saj në vend. Ministri i Transformimit Dixhital e cilësoi luftën e Rusisë në Ukrainë si luftën e parë të epokës dixhitale.