NASA e kënaqur me përfundimin e suksesshëm të misionit “Artemis 1”
Në 50-vjetorin e misionit Apollo 17 të NASA-s, i fundit që dërgoi astronautët në Hënë, kapsula e anijes hapësinore Orion, që është pjesë e misionit “Artemis”, u ul në Oqeanin Paqësor, duke i dhënë fund një prove 26-ditore të NASA-s, që synon të rikthejë fluturimet në Hënë me astronautë në bord.