Kosova përballë rritjes së ulët ekonomike
Raportet e institucioneve ndërkombëtare thonë se trysnia e krijuar nga inflacioni global pas agresionit rus në Ukrainë, ka ndërprerë rrugën e rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës. Institucione si Banka Botërore kanë ulur parashikimet për rritje ekonomike të Kosovës këtë vit në 3.2 për qind.