Escobar: SHBA, e përkushtuar ndaj zgjidhjes së problemeve dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha të enjten në Uashignton se sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet e vendeve me njëri-tjetrin dhe integrimi euro-atlantik, por se mundësitë që ofron rajoni janë shumë më të rëndësishme sesa rreziqet.