Presidenti Biden flet pas zgjedhjeve
Presidenti Joe Biden i vlerësoi zgjedhjet e së martës si një ditë e mirë për demokracinë dhe për Amerikën. Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden u tha gazetarëve se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ai është i përgatitur që të punojë me republikanët në Kongres.