Ndikimi i politikave të imigracionit në zgjedhjet e 8 nëntorit
Guvernatorët republikanë të Floridës dhe Teksasit janë përpjekur të nxjerrin në pah numrin rekord të emigrantëve që mbërrijnë në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, duke dërguar mijëra njerëz që kërkojnë azil politik në Uashington, Nju Jork dhe vende të tjera të drejtuara nga demokratët.