Shqipëri, sindikata e universiteteve njofton për grevë urie
Në Tiranë, protesta e sindikatës së universiteteve publike të hënën hyri në ditën e 11-të. Drejtuesit e saj njoftuan nisjen e një greve urie të mërkurën, nëse qeveria nuk reagon edhe këto ditë për kërkesat e tyre ekonomike, për rritje të pagave 50 për qind, si dhe fondeve për kërkim shkencor.