“Dhuro Flokë, Fal Shpresë”, lëvizja e tetorit kundër kancerit të gjirit
Veprimtaritë e Tetorit Rozë kundër kancerit të gjirit u mbyllën sot me një fushatë të dhurimit të flokëve për paruke, në mbështetje të grave dhe vajzave të prekura nga kjo sëmundje. Çdo vit afro 230 gra e vajza humbi jetën nga kanceri i gjirit, ose sa një e treta e atyre që diagnostikohen.