Escobar pret dialog të përshpejtuar Kosovë dhe Serbi
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qëndroi në Beograd një ditë pas vizitës në Prishtinë, gjatë së cilës tha se SHBA mbështet nismën franko-gjermane për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nënvizoi se diplomatët evropianë thonë që kjo është çështje javësh.