Rusia godet Kievin me dronë ‘kamikazë’
Një mori dronësh të mbushur me eksplozivë goditën Kievin të hënën në mëngjes, në pikun e lëvizjeve në qytet, duke vrarë të paktën 4 persona. Ngjarja vjen vetëm një javë pas sulmeve me raketa ruse, të cilat prishën një periudhë qetësie relative që kishte përfshirë kryeqytetin e Ukrainës.