Parlamenti i Kosovës debaton mbi grevën në sektorin publik
Parlamenti i Kosovës hapi punimet të enjten me një debat të ashpër mbi grevën në sektorin publik të vendit. Partitë opozitare kritikuan qeverinë për qasjen ndaj situatës së krijuar, posaçërisht në sistemin arsimor të vendit, derisa qeveria tha se kërkesat e grevistëve janë të paarsyeshme.