Strategjia e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit
Dy muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, Presidenti Joe Biden dhe demokratët po përdorin një strategji për të cilën shpresojnë se do t’i ndihmojë të ruajnë epërsinë e tyre në Kongres, duke vënë në pah arritjet legjislative, ndërkohë që kritikojnë ashpër besnikët e ish-presidentit Donald Trump.