Shqipëri, opozita kërkon mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka
Në Tiranë, këshilli parlamentar i mandateve diskutoi sot mocionin e një grupi deputetësh të opozitës për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, njëkohësisht ministre e Punëve të Jashtme. Ata kërkuan që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë një konflikt të mundshëm interesi , sipas tyre.