Zelenskyy: Donbasi po reziston, ndryshe nga parashikimet e Moskës
Presidenti ukrainas Zelenskyy tha se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në vendin e tij, por shtoi se forcat ukrainase vazhdojnë të sfidojnë pritshmëritë, duke mos lejuar trupat ruse që të pushtojnë Ukrainën lindore. Në këtë rajon luftimet kanë qenë nga më të ashprat, për javë të tëra.