Shqipëri, shqetësimet rreth ndërtimeve në zonat bregdetare
Ekspertë dhe aktivistë mjedisorë thonë se po bëhet gjithnjë e më real shqetësimi për ndërtimet në zonën bregdetare pas rishikimit nga qeveria të kufijve të zonave të mbrojtura. Shqetësimi lidhet me lejet për fshatra dhe resorte turistikë që prekin pasuritë natyrore si në zonat bregdetare.