Protesta për mbrojtjen e të drejtës për abort në SHBA
Mijëra përkrahës të së drejtës për abort protestuan të shtunën në gjithë Shtetet e Bashkuara në mbështetje të së drejtës për abort. Organizatorët thanë se marshimet do të vazhdojnë gjatë verës nëse Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e çështjes “Roe kundër Wade” që legalizoi abortin në mbarë vendin.