Kosovë: 1 maji shënohet me protesta
Në Kosovë, 1 maji, Dita e Punëtorëve u shënua me protesta nga punonjës të sektorit privat, të cilët kërkuan paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Përfaqësues të sindikatave thonë se papunësia është rritur, problemet janë thelluar, por nuk është shënuar përparim në zgjidhjen e tyre.