Sfidat në Shqipëri të fshatrave që braktisen nga të rinjtë
Kuta e Mallakastrës është një nga fshatrat e Shqipërisë që pesë vitet e fundit po njeh një braktisje të madhe nga të rinjtë të cilët kanë emigruar kryesisht jashtë vendit. Sipërfaqet e mëdha të tokave punohen gjithnjë edhe më pak dhe shërbimet mjekësore dhe arsimimi fëmijëve përballen me sfida.