Kosovë, viti i parë i qeverisë Kurti
Në Kosovë sot bëhet një vit nga mandatimi i qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Partitë opozitare në vend kritikuan qeverinë për mospërmbushje të zotimeve nga programi i saj, ndërsa nga qeveria thonë se për një vit vendi ka shënuar përparim në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.