Escobar: Bisedimet Prishtinë-Beograd nuk kanë të bëjnë me statusin e Kosovës
I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor tha sot se bisedimet Kosovë – Serbi nuk kanë të bëjnë me statusin e Kosovës por njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Ai i bëri këto komente gjatë një seance dëgjimore në komitetin për marrëdhënie ndërkombëtare të Senatit Amerikan